Rrëshqet në akull e dëmton kokën, 10 vjeçari nga Bulqiza niset drejt Tiranës me helikopter

Aktualitet

Rrëshqet në akull e dëmton kokën, 10 vjeçari nga

Një fëmijë 10-vjeçar në Bulqizë ka lënduar kokën ndërsa luante në akull dhe është nisur në gjendje të rëndë drejt spitalit të traumës.

Burime bëjnë me dije se 10 vjeçari, Florian Baloshi nga Fushë Bulqiza, ka qenë duke lozur me shokët në momentin që është rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e vjetër të Bulqizës afër spitalit.

I mituri është nisur me helikopter në gjendje kome në drejtim të Tiranës.

ME TE LEXUARAT