Përgatitja për në 11 maj/ Kryeministri Rama publikon pamjet nga takimi me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Politikë

Përgatitja për në 11 maj/ Kryeministri Rama publikon pamjet nga

Për tre ditë me radhë kryeministri Edi Rama mblodhi te vila qeveritare 30 ministrat e kabinetit, por edhe drejtuesit e qarqeve me qëllim përgatitjen për në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga takimi, ku shihen të gjithë duke punuar dhe diskutuar.

Videon, kreu i qeverise e shoqëron me shkrimin “Kantier Shqipëria 2030”. Në qendër të diskutimeve ka qenë edhe lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, ku secili  drejtues qarku pritet të japë emrat.

Vendimi final për listat e kandidatëve do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste, e cila do të mbahet më 12 mars.

Gjithashtu kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë 4 kryetar bashkie, Ervin Demon, kryetar i Bashkisë së Beratit, Juliana Mema, kryebashkiake e Dimalit, Tërmet Peçi, kryetar i bashkisë së Tepelenës dhe Agron Malaj, kryetar i bashkisë së Matit. Këta kryebashkiakë shihen të jenë prezent ne takimin me kryeministrin.

Për listën e mbyllur, Rama ka theksuar se do t’i japë prioritet më të madh përfaqësimit të grave dhe vajzave, ndërsa për listën e hapur do të përfshihen eksponentë të PS-së që kanë më shumë se dy mandate, të cilët do të luftojnë për një vend në Parlament.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion