Sulm me armë në Nigeri, vriten 10 persona

Bota

Sulm me armë në Nigeri, vriten 10 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri, ku një sulm me armë vrau 10 persona. Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Taraba të Nigerisë në Afrikën Perëndimore. Autoritetet zyrtare bëjnë me dije se persona të armatosur, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar ende, kryen një sulm në rajonin Bali të provincës.

Zyrtarët bëjnë me dije se kanë mbetur shumë persona të plagosur, ndërsa forcat e sigurisë u dërguan në rajon dhe ngjarjet u morën nën kontroll. Në vend përdorimi i motorëve është ndaluar në disa provinca për shkak të sulmeve të fundit nga persona të armatosur me motorë. Herë pas here, ndodhin përplasje të dhunshme midis fisive, për shkak të mosmarrëveshjes për token.

ME TE LEXUARAT