"Përballë Ramës duhet një lider ndryshe", Agron Shehaj: Nuk ka fitore me Bashën kryetar

Politikë

"Përballë Ramës duhet një lider ndryshe", Agron

Kandidati per kreun e PD Agron Shehaj ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me vendimin e tij për të qenë në gare pernalle Lulzim Bashes dhe kandidateve te tjere.

Shehaj thekson qartë se ai është barazdistancuar nga PD dhe gjithë kandidatët në këtë moment teksa thekson qartazi se me të në krye të PD nuk ka bashkëqeverisje.

Ai thotë se përballë Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga ai teksa shton se e ka bindje personale tashmë që Basha nuk e çon dot PD drejt fitores.

PYETJA: Keni deklaruar që distancoheni nga PD?

SHEHAJ: Më vjen keq që është interpretuar si distancim, nuk është distancim. Jemi të gjithë kandidatë dhe duhet të jemi neutralë në raport me PD. Jo zgjedhja e PD për të bërë konferencë, por një barazdistancim nga PD.

Nëse unë zgjidhem kryetar i PD në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje.

Nuk besoj se Basha është lider i korruptuar. Një gjë duhet të shpjegoj. Çështja është kjo. Përballë Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar, por dhe që njerëzit ta shohin ashtu. Nuk mjafton ta themi, por dhe të dukemi ashtu siç themi.

PYETJA: Do e largoni Berishës nga grup parlamentari pas shpalljes non grata?

SHEHAJ: Jemi të vetëdfijshëm që lideri histori ka kontribut në orientimin drejt perëndimit të PD. Personalisht nuk dua të jap asnjë koment mbi këtë çështje.

PYETJA: Zërat kundra jush?

SHEHAJ: E drejta e tyre të kenë këtë mendim që kanë. Mendoj se është pikërisht kjo na ndan me një pjesë, dhe me stilin e lidershipit. Mendoj që një kandidat i PD mund të ketë vota personale. Kandidatët duhet të shtyheshin të merrnin vota personale. Kjo ka të bëjë me stilin e drejtimit të PD duke mos ndjekur parimin e meritokracisë, ku promovohet më i zoti.

Meqë sulmohem për këtë çështje, unë mendoj se në zgjedhjet e kaluara jo vetë u duhej thënë që kush do dalë mirë do ndëshkohet, por kush del më mirë do promovohet. Një nga problemet kryesore të PD është mungesa e meritokracisë. Vlerësohen ata që punojnë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtim Edi Ramën.

PYETJA: Jeni i promovuar nga Basha, në 2017 në Vlorë dhe më pas në Tiranë. Cila është arsyeja që garoni?

SHEHAJ: Nuk ka asnjë arsye personale që të më shtyjë mua të garoj për kryetar? Jam bindur se Basha fatkeqësisht nuk e çon drejt fitores. Është bindje personale, nuk ka lidhje me të. E kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet dhe pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet me se s’bën të ndryshojmë lidershipin. Kjo është e vetmja arsye.

PD duhet të jetë e hapur, realisht e hapur, s’duhet të më pëlqejë mua, s’ka me mua, vendimet duhet ti marrin anëtarët. Që të jesh kryetar është privilegj, nder i madh. Të fitojë zgjedhjet e të largohet. PD është e demokratëve. Do të vendosin, PD duhet jetë e hapur. Dhe demokratët do të vendosin kush ecën në PD dhe kush jo.

ME TE LEXUARAT