PD akuzon Ramën: Nesër do të vendosë në mënyrë ilegjitime zëdhënësen e tij në krye të AMA-s

Politikë

PD akuzon Ramën: Nesër do të vendosë në

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai në mënyrë jo legjitime kërkon të vendosë në krye të AMA-s, zëdhënësen e tij.

AMA është një institucion i pavarur dhe sipas Vokshit, vendosja e zëdhënëses së Ramës në krye është një vendim anti-demokratik për të kapur mediat dhe lirinë e tyre.

Të shqetësuar për këtë vendim janë dhe “Reporterët Pa Kufij”, e cila vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.

Reagimi i Albana Vokshit

Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij.

Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.

Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg.

Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur!

ME TE LEXUARAT