Kapet një sasi e madhe tritoli në Lezhë, arrestohet 36-vjeçari

Aktualitet
Kapet një sasi e madhe tritoli në Lezhë, arrestohet
ilutrim

Një sasi e konsiderueshme lëndë shpërthyese, tritol, është kapur pak më parë në një aksion të zhvilluar nga Policia e Lezhës dhe është bërë i mundur vënia në pranga e poseduesit të saj.

Aksioni i bluve është zhvilluar në Manati të Lezhës, ndërsa raportohet se në pranga ka rënë shtetasi Marjan Përgjoni, 36 vjeç , i cili dyshohet se është edhe poseduesi i kësaj sasie.

Raportohet se këtij shtetasi, gjatë kontrollit në banesë, i është gjetur një sasi lëndë plasëse me peshë 625 gr, të cilën e mbante pa leje.

Ndërkohë, vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më date 06.07.2021, ora 13.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Marjan Pal Përgjoka, i datëlindjes 18.02.1986, banues në Manati Lezhë, me arsim 9 klasë, sepse më datën 06.07.2021, në banesë i është gjetur një sasi lëndë plasëse me peshë 625 gr, të cilën e mbante pa leje. Neni 278/3 i K.P. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion