Dy plumba në gjoks, një në kokë! Detaje nga ekzekutimi i Dod Mamlit në Laç, u gjet i pajetë nga banori i zonës

Aktualitet

Dy plumba në gjoks, një në kokë! Detaje nga ekzekutimi i Dod

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u regjistrua këtë të hënë në Zhejë të Laçit, ku u vra me armë zjarri 67-vjeçari Dod Mamli.

Bëhet me dije se drejt Mamlit është qëlluar me një armë zjarri pistoletë, ndërsa në trupin e tij janë konstatuar tre plumba, njëri prej të cilëve e ka prekur në kokë dhe dy të tjerët në gjoks.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq dy janë pistat ku po heton policia, ajo e konfliktit të pronës dhe e hasmërisë.

Pista e parë lidhet me faktin se viktima është gjetur i pajetë nga një banor i zonës në një tokë që po hapej pak metra larg banesës së tij.

Ndërsa pista e dytë lidhet me faktin se në shtator të vitit 2015 djali i viktimës Enrik (Elton) Mamli, ka vrarë Naim Tafën në Mamurras. Rasti vijon të jetë në sitën e hetimeve dhe këto pista hetimi janë paraprake.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve të cilët ndodhen aktualisht në arrati. Ndërkohë vijojnë gjithashtu hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion