Pas Pashkëve në Tiranë, eurodeputeti grek “nuk braktis” Belerin, pritet t’i shkojë sot në qeli

Politikë

Pas Pashkëve në Tiranë, eurodeputeti grek “nuk

Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis do të vizitojë ditën e sotme Fredi Belerin, në ambientet e burgut të Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar, ai pritet që në orën 11.00 të kësaj të hëne të zhvillojë një takim në burg me Belerin.

Po ashtu bëhet e ditur se Kefaloyannis do të takohet edhe me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar rreth çështjeve që ata i shqetësojnë.

Kefaloyannis mësohet se ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme, teksa të dielën e Pashkëve ka ndjekur meshën në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në kryeqytet.

 

ME TE LEXUARAT