Nëna dhe dy fëmijët të zhdukur, Forcat e Armatosura kontrolle në lumin Bunë

Aktualitet

Nëna dhe dy fëmijët të zhdukur, Forcat e Armatosura

Forcat e Ushtrisë janë nisur drejt Shkodrës pas apelit për ndihmë për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijeve të mitur në lumin Bunë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkesë zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Nëna dhe dy fëmijët të zhdukur, Forcat e Armatosura

Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë. Mbrëmjen e djeshme ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera.

"Efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në operacionin për gjetjen e tre trupave të raportuar të mbytur në lumin Buna, pranë fshatit Darragjat, njësia administrative Dajç, Shkodër.

Ekipet e efektivëve nga Batalioni i Forcave speciale dhe efektivëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i bashkohen polumbarëve të Repartit RENEA, Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, policisë së Shkodrës, Drejtorisë së Kufirit e banorëve të zonës, të cilët vijojnë kërkimet që prej ditës së djeshme.

Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9 vjeçe dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë.

Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë sa herë është e nevojshme në ndihmë të qytetarëve dhe komunitetit.", njofton Ministria e Mbrojtjes. 

 

ME TE LEXUARAT