Pas Elbasanit tronditet edhe Vlora, të shtëna me armë zjarri në drejtim të një lokali, detajet e para

Pas Elbasanit, një tjetër ngjarje e papreçedentë është regjistruar në Vlorë. Sipas burimeve nga policia, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar nga ngjarja. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i policisë
Vlorë/Informacion paraprak Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N. Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.