“Partia të drejtohet nga Tabaku ose Bardhi”, zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit të PD-së

Janë zbardhur diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Deputetja Dhurata Çupi është shprehur se në drejtimin e partisë duhet të vijnë Jorida Tabaku ose Gazment Bardhi.
“Grupi parlamentar të ketë autoritetin politik vendimmarrës. Është ky grup që ka mbajtur Partinë Demokratike. Jam dakord me platformën e sugjeruar nga zoti Bardhi. Sugjeroj te drejtohet partia nga Tabaku dhe Bardhi”, tha ajo.
Ndërsa vazhdoi: “Zgjedhjet të zhvillohen drejtuar nga këto të dy. Të afrojmë sa më shumë personalitete në parti.”
Draft Poporzimi i Gazment Bardhit flet për riorganizimin e Partisë dhe një proces që sipas tij synon bashkimin e demokratëve.


