Partia e Lirisë nxjerr dëshmitarin e arrestimit të Metës: Ishin me maska, pa uniformë, pa vendim!

Politikë

Partia e Lirisë nxjerr dëshmitarin e arrestimit të Metës:

Tirane - Në konferencën për mediat, Partia e Lirise ka nxjerre para gazetareve shoferin me të cilin udhëronte Ilir Meta, Artemis Peca, sekretar organizativ i cili ka treguar momentin e arrestimit, pasi ndodhej ne makine me ish presidentin.

Ai u shpreh se nuk kishte asnjë vendim për të ndaluar kreun e PL, ndërsa hodhi akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani dhe kryeministrit Edi Rama. 

Partia e Lirisë nxjerr dëshmitarin e arrestimit të Metës:

Ne po vinim me makinë dhe po vinin disa makina ng aps dhe unë ula shpejtësinë dh më pas na rrethuan makinën.

Pastaj dolën disa banditë me maska dhe nuk kishin as uniform dhe kishin armë dhe na hapën dyert dhe na thanë hajdeni me ne.

Ne menduam se po na grabisnin dhe në një moment u trembëm, por kur pash një makinë policie mendova se ishte policia e Ramës dhe Dumanit dhe nuk kishin asnjë vendim.

Na shoqëruan në komisiariat dhe ata kur shkuam atje nuk bënë asnjë veprim sepse prisnin urdhra nga Dumani vinin vërdall dhe korridore dhe flisnin në telefona. Ishte një akt i tmerrshëm”, tha ai.

Peca vuri ne dukje se Meta nuk i ka kundershtuar efektivat ne asnje moment. 

"Ai u kerkoi nje vendim gjyqesor per ta ndaluar, por ata nuk dhane asnje pergjigje, thane do vini me ne, dhe e e terhoqen zvarre", tha Peca./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT