GJKKO dënon ish-shefin e krimeve dhe “Kep Arapin”, zbardhet vendimi, burg edhe për dy të tjerë

Aktualitet

GJKKO dënon ish-shefin e krimeve dhe “Kep Arapin”, zbardhet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal Nr. 19/1, të vitit 2024, me të pandehur Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermëni (alias Elton Gjermëni, alias Elton Gjërmëni, alias Sako Gjermëni)”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 21.10.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi) për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet burgim.

5. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Algert Hamdi Rapi, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Algert Hamdi Rapi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

8. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Algert Hamdi Rapi, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Algert Hamdi Rapi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

10. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Algert Hamdi Rapi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

13. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Dedan Ndue Gjoni, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

15. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Dedan Ndue Gjoni, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni, (alias Elton Gjermëni alias Elton Gjërmëni alias Sako Gjermëni), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

18. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Dejvi Llazi Gjermëni, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

19. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

20. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Dejvi Llazi Gjermëni në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

21. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

22. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion