Organizimi i Partisë së Lirisë, Meta zbulon “surprizën”: Do të kandidoj për postin e Presidentit!

Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka zbuluar strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit.
Ai tha se PL nuk do të ketë më kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë vetë.
Ilir Meta: “Kjo parti nuk do të ketë vetëm një zv.president. Ndaj jam këtu do të jetë zv.presidente dhe e vetmja kandidatë është Erisa Xhixho, që e njohin të gjithë të rinjtë e të reja.
Është e papërtueshme, bën edhe shumë detyra që nuk i bën Tedi sepse i bën e shoqja e Tedit.
Ajo do të vazhdojë të shkëlqejë me të gjitha cilësitë e mundshme që ka. Dhe nuk është nga skprapari sepse ka pasur një keqkuptim me një shofer taksist nga Skrapari.
I thotë që “bravo ti goca jonë se na nderova”. Ajo i thotë që s’jam nga
Të mos thotë njeri që është kandidate sepse është me origjinë nga Baska. Jo është nga Gjirokastra. Partia do të ketë 1 president, unë jam kandidat dhe kushdo tjetër mund të jetë kandidat.


