“Ore unë dal e kërkoj dhe vetë ministrin”, Salianji nuk pranon kërkesën e Ballës për seancë me dyer të mbyllur
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar që seanca e sotme në komisionin hetimor parlamentar të TIMS, të mbahet me dyer të mbyllura gjatë dëshmisë së tij dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e po ashtu ish-drejtori i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Por kryetari i këtij komisioni Ervin Salianji nuk e ka pranuar, duke kërkuar që Balla të vijë dhe të dëshmojë.
Ervin Salianji: Të thirret ministri i Brendshëm në komision. Prokuroria që e ka me masë arresti Muçën jep lejen që të vijë të dëshmojë, ju e kërkoni me dyer të mbyllura.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Rendi i ditës është i përcaktuar, nuk e përcaktoni ju. Shpallni në kërkim ministrin e brendshëm, aman mor mos na bëni për të qeshur. T’i lutemi si komision Edi Ramës t’u çojë një mesazh që të vijë në komision. Do dal do ta gjej vetë, dhe do them pse fshihesh o zotëri, do më ndiqni pas ta gjej? Mos më trembi, o gjeneral… Shpallim në kërkim Taulant Ballën. Ta gjejnë ku është fshehur. Çfarë t’i bëjmë ne kësaj… pasi të vij dhe të marr fjalën atëherë do flasin
Futi një të kënduar se nuk punon ashtu mikrofoni. Shpallni në kërkim ministrin ose në zbatimit të rendit të ditës, ministri duhej të paraqitej në komision në orën 5.
Balla po na ndjek live nga FB, ju lutem paraqituni këtu. Ju lutem paraqituni siç keni marrë njoftimin dhe jepni arsyetimin tuaj. Nëse ju kemi shqetësim hajde t’i diskutojmë.
Ministri Brendshëm ka frikë të përballet me deputetet dhe ju prisni që policia të përballet me krimin. Imagjinoni të përballen me armë reale këta, ka vetëm një përgjigje që mund të qetësoje shpirtrat e trazuar.