"Opozita u tregua arrogante", ish-deputeti demokrat e pranon: Kemi bërë shumë gabime

Politikë

"Opozita u tregua arrogante", ish-deputeti demokrat e pranon: Kemi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj pranoi nga studioja e “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se opozita ka bërë gabime, që e çuan në humbjen e radhës të zgjedhjeve.

"Opozita u tregua arrogante", ish-deputeti demokrat e pranon: Kemi

Gjatë një interviste Biberaj renditi si gabime djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve vendore, por edhe listën e kandidatëve. Sipas tij, opozita shfaqi shenja vetëkënaqësie.

“Ne nuk arritëm dot të ngremë cunamin e votave për të pasur një diferencë mes opozitës dhe pushtetit të kalbur dhe të inkrimuar.

Duhet të dilej me një listë të përbashkët PD-LSI dhe ne sot do të ishim fitues. Pati gabime, erdhën në mënyrë progresive.

Nuk morëm pjesë në ndarjen administrative, kjo ndarje u bë për t’i shërbyer PS-së. Marrëveshja, Kodi Zgjedhor, fushata elektorale, ishin gabime të tjera. Djegia e mandateve ishte gabim i padiskutueshëm, po ashtu bojkotimi i zgjedhjeve.

Listat e deputetëve nuk ishin të atij niveli që unë shpresoja dhe prisja. Unë mendoja se PD-ja do të hapej.

Pati disa shenja vetëkënaqësie, shpeshherë edhe një arrogancë të pajustifikuar. Gabimet janë bërë nga kryetari i PD-së, lidershipi i PD-së. Kostoja më e madhe është që ne sot nuk jemi në qeverisje.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion