Kë beson më shumë SHBA-në apo Berishën pas "Non Gratës"? Si përgjigjet Agron Shehaj

Politikë

Kë beson më shumë SHBA-në apo Berishën pas "Non

Agron Shehaj një nga kandidatët për të marrë drejtimin e PD-së në zgjedhjet e 13 Qershorit u shpreh edhe njëherë duke këmbëngulur që të mos japë asnjë mendim për vendimin e SHBA-së për të shpallur “non grata” Sali Berishën.

“Këtu nuk është çështje besimi, unë qëndrimin tim e kam thënë. Berisha është lideri historik i PD-së, përsa i takon shpalljes “non grata” nga DASH, nuk kam ndërmend të jap një mendim. Qëndrimi i PD-së? Nuk kam një koment” tha ai te Syritv.

E ndërsa akuzoi Edi Ramën, ai tregoi se cila është zgjidhja sipas tij? “Shqipërisë i duhet një opozitë si ajo që mund të bëj unë, që ta bëjmë PD një parti moderne, që afrojmë persona të aftë, ku vendin anëtarët dhe jo një njeri i vetëm” tha Shehaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion