Opozita bashkoi votat për rezolutën e BE, Rama: E kuptuan që procesi është i pandalshëm

Politikë

Opozita bashkoi votat për rezolutën e BE, Rama: E kuptuan që

Kryeministri Edi Rama tha se u befasua nga bashkimi i opozitës me mazhorancën për votimin në Kuvend të rezolutës së lidhur me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se me pjesëmarrjen në votimin e rezolutës, opozita pranoi në mënyrë indirekte se nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE-në.

 “Më vjen mirë që ndodhi diçka e tillë, do të ishte mirë të ndodhte më shumë kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, por edhe një herë ka vlerën e vet. E kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm dhe bllokimi i shumë përfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i mirë në kalimin në hapin tjetër të procesit e do të nisë puna e mbylljes së kapitujve. Bashkimi është i mirëseardhur”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion