Digjen 3 makina pranë Postës Shqiptare në Tiranë, dyshohet për...

Aktualitet

Digjen 3 makina pranë Postës Shqiptare në Tiranë, dyshohet

Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës pranë Postës Shqiptare, në rrugën “Çamëria” në Tirana.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet e përfshira.

Policia ka nisur hetimet dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar lëvizjet e personave të dyshuar që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme mbi shkaqet e zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion