Operacioni nga SPAK, DEA dhe policisë malazeze në Fier, ish-ministri Lleshaj lëshon reagimin e fortë

Politikë

Operacioni nga SPAK, DEA dhe policisë malazeze në Fier, ish-ministri

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “FrontLine” në News24, komentoi operacionin e zhvilluar në Fratall të Fierit, ku dyshohet se në dhjetëra thasë me pleh kimi, është fshehur drogë e ardhur nga Kolumbia.

Ai e cilësoi këtë operacion në bashkëpunim me SPAK, DEA dhe policia malazeze, si një goditje esenciale dhe si një lajm të mirë.

“Mua më duket një lajm shumë i mirë ky që sapo pash, por duket një lajm i mirë për faktin se kemi të bëjmë me një operacion të mirëfilltë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Operacionet që zgjasin në kohë dhe shoqërohen disa persona, kemi të bëjmë me një lajm të mirë ndërsa për aksione individuale, nuk meritojnë vëmendje sepse nuk sjellin ndryshim.

Një goditje ne tillë do të thotë një goditje esenciale. Të gjithë ata që e kanë mundësuar, është për tu përgëzuar. Por porta kryesore të kokainës në Europë nuk është Shqipëria”, u shpreh ai.

 

ME TE LEXUARAT