“Nuk trembem nga askush”/ Sula: Njerëz të PD më kanë monitoruar mua dhe familjen për të më kompromentuar

Politikë

“Nuk trembem nga askush”/ Sula: Njerëz të PD më

Deputeti demokrat, Dashnor Sula bëri sot deklarata të forta se njerëz të Partisë Demokratike e kanë monitoruar atë dhe familjen për ta kompromentuar.

Në një dalje televizive, Sula u shpreh se nuk trembet nga askush dhe do të vazhdojë të hetojë për këtë çështje.

“Nëse do të vazhdojmë të themi që na i vodhi Rama kemi kryer punë. Herën tjetër Rama shkon 100 mandate. Po të tregoj që në parkimin e biznesit të familjes time mungonin 3 kamera sigurie. Në një analizë që bëra ishte ajo e një hajduti. Por arrita në konkluzion se bie hipoteza e hajdutit dhe përfundimisht që mbetet për të verifikuar, se edhe njerëz të BKH apo PD ta thonë.

Të nxjerrin një qytetar për të parë nëse kam bërë një telefonatë. Njerëz të PD kanë monitoruar mua dhe familjen për të më kompromentuar. Edhe SPAK apo BKH t’i bëjnë publike. Unë do vazhdoj të hetoj. Nuk më tremb askush, nuk kam frikë askënd. Ka vetëm një rrugë të më marrin jetën mua për të shpëtuar nga qëndrimet e mia politike”,-tha Sula.

ME TE LEXUARAT