“Sigurimi i Shtetit dhunoi Parashqevinë për përfitime seksuale”, regjisori i njohur bën akuzën e fortë

Showbiz

“Sigurimi i Shtetit dhunoi Parashqevinë për përfitime

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi një nga këngëtaret e suksesshme të skenës shqiptare, të mbi 30 viteve më parë, Parashqevi Simakun.

E konsideruar si ikonë e muzikës shqiptare, Simaku u largua në vitin 1991 drejt SHBA dhe prej atëherë ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar.

Regjisori Hervin Çuli tha se nuk ka asnjë diskutim që ajo mund të jetë një këngëtare e madhe, por kjo fjala ‘e madhe’ në Shqipëri është kthyer në një inflacion. “Ishte një ikonë e bukurisë dhe emancipimit”, tha Çuli.

Në vijim, ai u shpreh se referuar thashethemeve që fliteshin, pikërisht për shkak të bukurisë që kishte, Sigurimi i Shtetit në atë kohë përdori ato presionet e veta të asaj kohe.

Ai tregoi se ka pasur fjalë se njerëz të veçantë të përfshirë në strukturat e kohës kanë kryer dhunë psikologjike mbi Simakun, ndoshta edhe për përfitime seksuale nga ajo.

“Unë nuk kam qenë brenda strukturave të kohës, por në thashethemnajat e asaj kohe, zonja Parashqevi Simaku, njerëz të veçantë kanë kryer dhunë psikologjike mbi të për të përfituar ndofta edhe përfitime seksuale nga ajo. Të paktën këtë gjë e di, kjo bisedohej në rrethet e Akademisë së Arteve”, u shpreh ai.

"Une nuk kam nje person qe te kem qene brenda struktures se kohes, por zonjusha e bukur e asaj kohe, ka qene nje njeri me te cilin njerez te vecante, me njerez te vecante, kane kryer dhune psikologjike pe rte pasur perfitime seksuale prej saj", tha Culi.

Ai theksoi se kjo gje dihej ne rrethet artistike qe Parashqevia e ka pesuar kete dhune nga regjimi i asaj kohe. 

"Besoj se ka ardhur koha qe te hapen disa dosje te asaj kohe", theksoi Culi.

ME TE LEXUARAT