KLGJ e KLP caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria "ngrin" rrogat e gushtit për magjistratët

Aktualitet

KLGJ e KLP caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë,
Pasi KLGJ e KLP i caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria është vënë në lëvizje dhe i ka bllokuar pagat në Thesarin e Shtetit.

Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se Thesari i Shtetit ka bllokuar pagat e muajit gusht për të gjithë magjistratët.

KLGJ ndërhyri  për të zgjidhur ngërçin e pagave të gjyqtarëve, pasi Kuvendi nuk miratoi një ligj brenda 31 korrikut për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Nga 1 gushti, paga referuese do të jetë 222 mijë e 425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më herët, plus shtesa e nivelit të kualifikimit 14.000 lekë. 

Po ashtu, u miratua edhe propozimi për kompesimin e rritjes së munguar nga data 1 prill 2023 deri më 31 korrik të këtij viti.

Mbi këtë vendim, gazetari i Report TV Isa Myzyraj kërkoi një reagim nga Qeveria. Në përgjigje të kësaj kërkese, Qeveria dha këtë reagim:

“Kjo është një çështje delikate që kërkon fillimisht një analizë të brendshme dhe sapo të merret një vendim lidhur me këtë do t’ju mbajmë të informuar.” - thuhet në reagimin e Qeverisë.

Çështja e pagave të magjistratëve, është shoqëruar me një përplasje të gjatë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese mes gjyqtarëve/prokurorëve dhe qeverisë, që nga viti 2023./Shqiptarja/

 



ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion