“Njeriu më i mërzitur nga arrestimi i Metës është Rama”, analisti: Armiku i tij nuk është Kryeministri, por…

Politikë

“Njeriu më i mërzitur nga arrestimi i Metës është

Analisti Kreshnik Spahiu i ftuar në Top Story, në një diskutim për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta dy ditë më parë, tha se sipas tij njeriu më i mërzitur nga ky vendim është kryeministri Edi Rama.

Kjo sepse është i vetmi kryeministër që nuk është nën hetim, thotë Spahiu, dhe se e ka mbrojtur dhe promovuar ish-presidentin edhe në kohën kur është sulmuar.

“Njeriu më i mërzitur nga arrestimi i Metës është Edi Rama.

I vetmi kryeministër që nuk është nën hetim. Duhet të jetë i trishtuar sepse çdo paraardhës i tij, është hapur praktika penale për hetim për ushtrimin e detyrës në abuzim me ligjin. Është arrestuar njeriu të cilin e promovoi dhe e mbrojti në kohën kur populli po e sulmonte. U bë aleat i tij dhe e promovoi për 10 vite duke i krijuar imunitet ndaj drejtësisë”, tha analisti.

Spahiu deklaroi se ekzekutimi i këtij vendimi nuk ishte në dorën e kryeministrit, por të SPAK-ut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Altin Dumani dhe ekzekutimi i këtij vendimi është jashtë kontrollit të Ramës, sepse SPAK nxjerr sipas ligjit mënyrën si do ekzekutohet vendimi. Armiku i Metës nuk është Rama, por aleatët e Dumanit, ata që shkuan në zyrë 24 orë para dhe pas vendimit. SHBA asistojnë hapur dhe publikisht mbështetjen e Dumanit dhe SPAK për këtë gjë”, u shpreh analisti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion