Një tjetër demokrat i demoralizuar, Tritan Shehu reagon pas shpalljes "non grata" të Berishës nga SHBA

Politikë

Një tjetër demokrat i demoralizuar, Tritan Shehu reagon pas shpalljes

Tritan Shehu ka reaguar pas njoftimit të sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur non grata.

Duke ndarë disa foto të vjetra në krah të Berishës, Shehu shkruan se gjatë periudhës 30-vjeçare të demokracisë, merita e Berishës ka qenë e do jetë thelbësore.

Shehu shton se vizioni i tij perëndimor ka qartësuar përpjekjet e aspiratës Europiane të Shqipërisë.


“Gjate gjithe periudhes 30 vjecare te demokracise ne vendin tone, merita dhe kontributi i mikut tim Sali Berisha, njeriu dhe udheheqesi me pro amerikan dhe pro perendimor qe kam njohur, kane qene e do te jene thelbesore dhe te padiskutueshme.

Ky vizion properendimor i tij na ka qartesuar ne perpjekjet tona per integrim, shoqeri te lire, drejtesi e mireqenie. Dhe do te jete e vlefshme deri ne arritjen e aspirates sone “e duam Shqiperine si gjithe Europa”….”, shkruan Shehu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion