SHBA e shpalli "non grata", Flamur Noka mbron Berishën, i nxjerr fotot me presidentët amerikanë

Politikë

SHBA e shpalli "non grata", Flamur Noka mbron Berishën, i nxjerr

Shpallja “Non Grata” e ish kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka sjellë reagime të shumta. Flamur Noka në një postim në rrjetet sociale, ka renditur sipas tij arritjet e Saki Berishës që nga rrëzimi i redgjimit komunist deri tek liberalizimi i vizave, që solli lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

SHBA e shpalli "non grata", Flamur Noka mbron Berishën, i nxjerr

“Rrëzoi regjimin diktatorial, së bashku me forcën politike që krijoi solli demokracinë, anëtarësoi Shqipërinë në OSBE e në Këshill të Europës, anëtarësoi Shqipërinë në Nato, liberalizoi vizat,” shkruan Noka, ndërsa ka publikuar fotot e ish kryeministrit me liderët e SHBA.

Lidhur me këtë vendim të SHBA reagoi pak më parë vetë ish kryeministri. DASH e akuzon për korrupsion, por Sali Berisha shprehet se “nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion