Nis takimi i Ramës në Shkodër/ Të pranishëm të gjithë kryebashkiakët e qarkut

Politikë

Nis takimi i Ramës në Shkodër/ Të pranishëm të

Pak minuta më parë ka mbërritur në Shkodër kryeministri Edi Rama për të zhvilluar mbledhjen me kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë.

Mbledhja sapo ka nisur dhe mësohet se në takim janë të gjithë kryebashkiakët e qarkut Shkodër. 

Raportohet se i pranishëm në këtë takim është edhe Hilë Curri, kreu i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, i koalicionit Bashkë Fitojmë. 

Në mbledhjen e sotme pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe në ‘sitë’ do të kalojnë edhe projektet e BE, shërbimet, si edhe burimet njerëzore.

Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.

Mbledhja pritet të përfundojë në orën 17:30 e fjalën e kreut të qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion