Lëviznin me pistoleta nëpër Tiranë/ Në pranga dy persona, gjendet edhe drogë

Aktualitet

Lëviznin me pistoleta nëpër Tiranë/ Në pranga dy

Policia e Tiranës ka arrestuar arrestuar dy persona për armëmbatje pa leje dhe drogë. 

Policia arrestoi E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. 

Në prangat e policisë ka rënë edhe A. E., 34 vjeç, pasagjer në një makinë. Ky i fundit në momentin e ndalimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, por ka tentuar të largohej dhe gjatë tentativës për tu larguar ka hedhur në tokë, një armë zjarri pistoletë.

Dy armët e zjarrit me krëhra e municion luftarak, së bashku me lëndën e dyshuar narkotike kokainë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion