Merr flakë motori i avionit të Ryanair në Brindisi, evakuohen 200 pasagjerët

Bota

Merr flakë motori i avionit të Ryanair në Brindisi, evakuohen 200

Pasagjerët e një avioni përjetuan momente tmerri në aeroportin e Brindisit, kur pak para ngritjes, motori i avionit të RyanAir shpërtheu në flakë.

Ndërhyrja ishte e menjëhershme dhe 200 pasagjerët arritën të evakuoheshin në kohë.

Merr flakë motori i avionit të Ryanair në Brindisi, evakuohen 200

Fluturimi, që kishte si destinacion Torinon, u anulua, ndërsa aeroporti u mbyll përkohësisht.

“Për shkak të një problemi teknik me një avion që po përgatitej për ngritje, aeroporti Salento në Brindisi është mbyllur përkohësisht.

Pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes daljeve të emergjencës.”, tha kompania në një prononcim.

Pasagjerët janë tashmë në aeroport ku stafi i Aeroporti di Puglia po i ndihmon, ndërsa asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion