Nga përdorimi i aseteve publike te gara e pabarabartë, Shefi i ODIHR tregon problemet e zgjedhjeve!

Politikë

Nga përdorimi i aseteve publike te gara e pabarabartë, Shefi i ODIHR

Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier analizoi në një intervistë ekskluzive për A2 CNN gjetjet e raportit paraprak të monitorimit.

Diplomati u shpreh se çdo shkelje që është artikuluar në raport, si intimidimi i votuesve apo presionet mbi administratën publike janë konstuar nga vëzhguesit në terren.

I pyetur se çfarë e shqetësoi më shumë kreun e misionit ndërkombëtar të monitorimi, Zannier deklaroi se në disa raste, gara elektorale nuk u zhvillua në kushte të barabarta duke nënvizuar se partia në pushtet ishte më e avantazhuar edhe përshkak se kontrollon pjesën dërrmuese të bashkive në vend.

 

ME TE LEXUARAT