Aksident i rëndë në Laç/ 28-vjeçari përplas këmbësorin në rrugë, i moshuari niset drejt Traumës!
Lajmifundit
/
12 Maj 2025, 18:00
Aktualitet

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Laç. Një 28-vjeçar ka përplasur me makinë një 84-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se i lënduari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Rreth orës 16:20, në qytetin e Laçit, automjeti që drejtohej nga shtetasi Z. P., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. Sh., 84 vjeç, që lëviste në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, 84-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Me drejtuesin e automjetit, shtetasin Z. P., po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.


