“Nga PD u bëra me PS”, Rama batuta me demokratët në Vorë: I keni lënë iluzionet, doni vetëm...

Politikë

“Nga PD u bëra me PS”, Rama batuta me demokratët në

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Vorë ku është takuar me disa qytetarë me të cilët ka biseduar për projektet që po zbatohen në qytet.

Duke përmendur rindërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti dhe dorëzimin e tyre tek pronarët, Rama tha se shumë prej banorëve të Vorës kishin shfaqur mosbesim në fillim por pasi përfundimit të projektit u bindën mbi punët që po kryente pushteti lokal dhe qendror.

“Këtu në Vorë pasi kemi hapur dyert e Vorës së rilindur, një lagje e re si në mes të Tironës. Të gjitha shtëpitë u dhanë falas si pronë e patundshme e atyre të cilëve ua shembi banesat tërmeti. Shumica nuk besonin se do shihnin më derë shtëpie tamam. Më kanë mësyrë në derë demokratët e socializum, që nga Mandi këtu”- tha Rama, ndërsa pati edhe shkëmbime batutash me banorët që e shoqëronin.

Qytetari: Nga PD u bëra PS edhe me kartë të re. Nga punët e mira që janë bërë në Vorë
Rama: I le iluzionet tani, do vetëm fakte
Qytetari: Po po
Rama: Shumë mrië, po ç’është more kjo, jam me këtë jam me atë? Jo jo, jam me punën!
Një tjetër qytetar: Puna tregon veten. Një miku im thotë në Amerikë nuk ka përplasje demokratë me Republikanë, vetëm kush punon.
Rama: Po si the, dukesha i rëndë nga televizori ë?
Kur të shikon dukesh njeri i ftohtë, që nuk ke dhembshuri por jo je tjetër njeri nga afër.
Rama: Po dëgjoje popullin kur thotë, djalli nuk është aq i zi sa duket, afroje djallin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion