Nesër gjyqi për Erion Veliajn, zbulohet ora kur do të mbahet seanca në GJKKO!

Politikë

Nesër gjyqi për Erion Veliajn, zbulohet ora kur do të mbahet

Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion do te zhvilloje të merkuren seancën për verifikimin e kushteve te masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili dje u arrestua me kërkesë të SPAK.

Mësohet se seanca do të zhvillohet nesër në orën 8:30 të mëngjesit.

Me kërkesë të SPAK Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit shoqeruan ditën e djeshme kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ndërsa gjykata e posaçme vendosi masën e ndalimit arrest me burg.

“Duke patur parasysh interesin që ka në media dhe në publik procedimi penal nr. 27, i vitit 2024, rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të personave nën hetim Erjon Veliaj, etj…, ju njoftojmë se seanca e marrjes në pyetje për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha për të verifikuar kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit është caktuar me datë 12.02.2025, ora 08:30”, sipas njoftimit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

ME TE LEXUARAT