Atentat në hyrje të Lezhës, qëllohet tri herë me armë i riu Egzon Gega

Aktualitet

Atentat në hyrje të Lezhës, qëllohet tri herë me

Një i ri u plagos me armë zjarri pasditen e të martes nga një atentat në hyrje të qytetit te Lezhes.

Ndaj të riut, i identifikuar si Egzon Gega, është qëlluar 3 herë dhe njëri nga plumbat e ka prekur në gjoks.

Gega është paraqitur në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gega është jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak. 

Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT