I nxehti afrikan në vend, kosovarët dynden drejt Shqipërisë, trafik në Vërmicë
Lajmifundit
/
9 July 2021, 08:59
Aktualitet

Moti i nxehtë ka sjellë kosovarët në Shqipëri në këtë fillim fundjave. Mësohet se kufiri në Vërmicë është pushtuar nga pushues, që në orët e para të mëngjesit.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e veturave në dalje të pikës kufitare në Vërmicë është 130-150 metra, dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta. Situatë më e qetë paraqitet në pikat tjera kufitare.


