"Ju lutem", Rama kërkesë Bullgarisë: Hapni rrugën, të fillojmë bisedimet me BE-në

Politikë

"Ju lutem", Rama kërkesë Bullgarisë: Hapni rrugën,

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Forumi Strategjik i "Bledit" i kërkoi Bullgarisë që të heqë dorë nga vetoja për Maqedoninë e Veriut. Duke iu lutur kryeministrit shqiptar tha se Bullgaria duhet të bëhet ballkanase dhe të hapë rrugë.

Rama tha se nuk bëhet fjalë për t'u bërë anëtarë, por për çeljen e bisedimeve.

“Ne nuk po flasim për t’u bërë anëtarë, kur ne të bëhemi, nuk e di, Macroni që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet atëherë, ne po flasim për çeljen e bisedimeve.

Do i kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju lutem mos jeni kaq tipikë BE-së, bëhuni ballkanas, hapni rrugën, cfarë po përpiqeni të shpëtoni, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ata dhe pastaj ju mund të bëheni më pas ballkanikë, të vendosni pengesa, por hapni rrugën” tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion