Në fokus anëtarësimet e reja në PS, Rama mbledh drejtuesit politikë në seli

Politikë

Në fokus anëtarësimet e reja në PS, Rama mbledh drejtuesit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë në selinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste.

Drejtuesit politikë të qarqeve do të bëjnë një analizë të punës në terren, si edhe do të raportojnë mbi objektivat e vendosura nga Rama për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.

Ndërkohë, prioritet i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion