Në burg për aferën e inceneratorëve, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e Lefter Kokës

Politikë

Në burg për aferën e inceneratorëve, Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit, Lefter Koka, i cili kërkoi shfuqizimin e dy vendimeve të Gjykatës së Lartë, e cila caktoi arrestin me burg të tij për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit.

Ish-ministri i Mjedisit ka kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Sipas tij dhe përfaqësuesve ligjorë të zgjedhur, vendimi është në papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Koka aktualisht është në burg pasi është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve, atë të Elbasanit dhe Fierit. Ish-ministri është dënuar me 5 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Elbasanit dhe 6 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit nën akuzën e shpërdorimit të detyrës si ish-ministër, korrupsion dhe pastrim parash,

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion