Mori 79 vota, Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit
Lajmifundit
/
10 September 2021, 18:34
Politikë

Lindita Nikolla është zgjedhur me 79 vota kryetare e Kuvendit. Në votim morën pjesë 137 deputetë, ndërsa në kuti ishin të vlefshme vetëm 83 fleta votimi.
Nuk morën pjesë dhe nuk votuan deputetët Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.
Deputetët e opozitët morën pjesë në votim por zgjodhën të grisnin fletët e votimit.
Të ndarë nga demokratët kanë qenë aleatët opozitarë të LSI, të cilët nuk i janë bashkuar grisjes së fletëve të votimit.


