Monika Kryemadhi 5 orë në SPAK për pasurinë: Ja ku ndahem me Ilir Metën

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u paraqit mëngjesin e sotem në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Pas daljes, nga prokuroria, ajo foli per mediat:
Kryemadhi:
Rreth padisë së rremë që ka bërë Erion Veliaj me shërbëtorët e tij iu përgjigjeve në bazë të të dhënave të mia dhe atyre që kam mbledhur ballafaquam gjërat që ka të bëjë me akzuat që ka ngritur ajo që dua të theksoj besoj që e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve e lexova duke marrë përgjegjësitë e mia si qytetare si deputete si bashkëshorte, si nënë.

Lobimi hetimi pasuror dhe operacionet plastike që fliten në tv janë në një çështje, nuk kam bërë ndërhyrje estetike, çdo grua që kërkon të mirëmbahet nuk është ndërhyrje estetike, të gjitha gjërat e tjera janë ta faktuara. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni. Le ta mbajnë celularin, ka vetëm gjëra të bukura, u pyeta për të gjitha, jam e paditur nga Veliaj,
Ndaheni apo pajtoheni me ilir metën për sulmet ndaj Spak?
Kryemadhi: Ndahemi.
Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.
Kryemadhi hyri e vetme, pa avokat dhe dukej se nuk kishte me vete asnjë dosje apo material te shkruar.
Ajo u paraqit ne SPAK ne oren 10.00.
Sipas prokurorise, ajo u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni per tu pyetur për një dosje sa i takon pasurisë së perbashket me ish presidentin Ilir Meta.
Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK.
Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.
Nderkohe, ne fundvitin e kaluar SPAK, i kontrolloi edhe banesen nenes se Kryemadhit, e me pas e mori ne pyetje ate pasi aty gjeti nje telefon me bisedat e ish kryetares se Partise se Lirise.
Deputetja tha ne lidhje me kete akt se ne ate telefon ajo ka pasur edhe biseda te zhvilluara me Edi Ramen....
Muajt e fundit, ish presidenti Ilir Meta ka sulmuar publikisht kreun e SPAK Altin Dumani duke thene se prokuroria mund ti sekuestroje pasurine e tij per tia dhene popullit porse ai nuk ka asgje te paligjshme. /lajmifundit.al


