Rama: Gara për ndërtimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit

Është promovuar sot kalendari turistik veror, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Platforma digjitale Kombëtare e Turizmit TEA tashmë është kthyer në një udhërrëfyes jo vetëm të eventeve në destinacionet turistike të Shqipërisë, po edhe me shumë njësi shërbimin duke kryer detyrën e një sporteli digjital “one stop shop”, me qëllim lehtësimin e qëndrimin e çdo turisti dhe vizitori në vendet e tyre të pushimit.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se në fund të këtij muaji do të hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Balldren dhe më pas Balldren-Muriqan për lidhje me Malin e Zi.
‘Kemi një sezon të ri që hapet me disa vepra të mëdha të infrastrukturës që i vihet në dispozicion udhëtarëve dhe turistëve duke filluar nga Tuneli i Llogorasë, një ide e vjetër, një zotim legjendar i të gjitha forcave politike në të gjitha fushata i cili këtë sezon do të jetë i kalueshëm për ata që do të shkojnë në jug apo që do të vijnë nga jugu duke vazhduar me rrugën Orikum-Dukat që zbulon një tjetër pjesë të panjohur.
Për të nisur me aksin Thumanë-Kashar një aks i rëndësishëm përveç prurjes së makina nga Tirana për në jug bëhet e papërballueshme. Vjet ka qenë një torturë për udhëtarët por njëkohësisht ky aks është pjesë e korridorit blu. Ishte një tjetër ide shumë e përqeshur ku ne e prezantuam para se të vinim në qeveri. Sot jo vetëm është një korridor i miratuar, por është dhe një korridor që po ndërtohet. Aksi Thumanë-Kashar përfundon një nga segmentet e tij. Hapim garën në fund të këtij muaji për Milot-Balldren dhe pastaj Balldren-Muriqan për të bërë lidhjen e me Malin e Zi. Kjo infrastrukturë do të jetë e përfunduar Brenda dekadës. Shqipëria e 2030 do të këtë një ofertë turistike spektakolare në aspektin e transportit.’- u shpreh Rama.
Nga ana tjetër Rama bëri të ditur se punimet në aeroportin e Vlorës do të përfundojnë brenda këtij viti.
‘Aeroporti i Vlorës sipas të gjitha gjasave do të përfundojë punimet brenda këtij viti. Do të kalojë në periudhën e testit dhe certifikimeve në 6 mujorin e vitit të ardhshëm. Do të jetë operacional në sezonin ardhshëm turistik me një operator, që është aeroporti i Mynihut. Do të hapte gara për aeroportin e Gjirokastrës.’- tha Rama.


