OKB: Do të duhen deri në tre shekuj e gjysmë për të rindërtuar Gazën

Bota

OKB: Do të duhen deri në tre shekuj e gjysmë për të

Përveç humbjeve njerëzore, shkatërrimet në Rripin e Gazës nga lufta njëvjeçare janë të pallogaritshme. Lagje të tëra janë rrafshuar dhe infrastruktura është shkatërruar plotësisht në të gjithë enklavën.

60% deri në 70% e të gjitha shtëpive në Gaza janë shkatërruar, me 82% të shtëpive vetëm në Gazën veriore – kjo do të thotë se pothuajse të gjithë banorët e vuajtur janë të zhvendosur.

Në një raport përkatës të OKB-së të bërë publik në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin, thuhet se shkalla e shkatërrimit është e tillë që nëse lufta përfundon nesër, rindërtimi i Rripit të Gazës dhe kthimi në trendin e rritjes të regjistruar midis 2007 dhe 2022, mund të duhen deri në tre shekuj e gjysmë.

Gjithashtu, përpara se të fillojë rindërtimi, më shumë se 39 milionë tonë mbeturina, të mbushura me kufoma dhe municione të pashpërthyera (UXO), do të duhet të hiqen nga e gjithë enklava. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion