Kadilli dhe Harxhi humbin sërish para Bashës, Komisioni Statutor rrëzon propozimet e tyre

Bota

Kadilli dhe Harxhi humbin sërish para Bashës, Komisioni Statutor

Përfundoi mbledhja e Komisionit Statutor të Partisë Demokratike, duke arritur me përfundimin se propozimet e Fatbardh Kadillit dhe Edith Harxhit janë rrëzuar ndërsa janë kaluar ato të kryetarit Lulzim Basha. Kështu, në mbledhjen që do mbahet ditën e nesërme, pritet të diskutohen vetëm ndryshimet e propozuara nga Basha.

Mësohet se Këshilli Kombëtar, do të jetë organi që do të japë dritën jeshilë për të gjithë marrëveshjet që PD do të lidhë me aleatët e saj. Ndërkohë që sot, komisioni për Statutin në PD miratoi propozimet e kryetarit Basha për disa ndryshime në statutin e PD, që synojnë, sipas tij, demokratizimin dhe forcimin e mëtejshëm të partisë. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe disa sugjerime të tjera për ndryshime statutore, por komisioni nuk gjeti element të vlefshëm. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion