"Mezi dallohemi nga vajzat e gardës", Balluku i përgjigjet deputetit të PD-së

Politikë

"Mezi dallohemi nga vajzat e gardës", Balluku i përgjigjet

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka replikuar me deputetin demokrat Dashnor Sula i cili tha se ministret shkojnë në parlament për të bërë modë. Balluku deklaroi se ministret mezi dallohen nga garda sepse vishen me të zeza pasi u duhet të shkojnë nëpër rrethe për t’u takuar me qytetarët.

“Nëse do mblidhnin kilometrat që ka bërë kryeministri nuk iu dalin fare llogaritë mirë. Kilometra vazhdojmë e bëjmë përditë. Juve ju takon më shumë të shkoni në terren. U morët me modën e ministrave. Ne dallohemi pak nga vajzat e gardës se jemi të gjitha të veshura me kostume të zeza dhe me pantallona se na duhet të shkojmë edhe nëpër rrethe.

Mos t’i futemi kush bën modë më shumë. Nuk e di ku i patë numrat. Kur dilni këtu duhet të dilni me numra dhe fakte. Nuk mund të thonë që do dalë biznesi i madh në treg. Juve nuk ju pëlqen. Ne do vazhdojmë të mbrojmë biznesin e vogël dhe familjarin. Asnjë qindarkë nuk do rritet energjia elektrike sepse qeveria ka marrë përsipër ta mbrojë këtë fashë”, tha ministrja.

ME TE LEXUARAT