Dhunoi partneren e tij, bie në pranga 59-vjeçari në Fier
Lajmifundit
/
9 Dhjetor 2021, 13:50
Aktualitet

Një 59 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij.
Sipas policisë shtetasi me iniciale H. Sh., 59 vjeç, banues në Fier pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. Sh., 59 vjeç, banues në Fier pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.


