Çadrat gjithmonë me vete! Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë

Aktualitet

Çadrat gjithmonë me vete! Njihuni me parashikimin e motit për

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.  Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite edhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jenë të hërëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në mesditë, më pas reshjte e do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore deri në orët e mbrëmjes.

Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në jug të vendit në orët e mëngjesit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era ditën e shtunë do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Ditën e diel era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatre 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 2-3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion