Meta nuk i doli në krah pas shpalljes "non grata", Berisha: Unë flas vetë...

Politikë

Meta nuk i doli në krah pas shpalljes "non grata", Berisha:

Heshtjen e presidentit Ilir Meta në lidhje me shpalljen non grata nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi fare normale.

“Fare normale. Nuk ka asnjë lloj shkaku pse të prononcohet. Unë prononcohem vetë”, u shpreh Berisha.

Berisha u pyet nga gazetarët edhe për deklaratën e Palmer dhe nëse do të ngrejë padi edhe ndaj tij.


 “Do e shqyrtoj deklaratën e tij. Në fund të fundi ai është një zyrtar i lartë i DASH dhe ka mbrojtur deklaratën e sekretarit. Por mendoj se sot jam për atë deklaratë që është bërë”, u shpreh Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion