Berisha në konferencë urgjente: SHBA-të le të nxjerrin provat, por jo të montuara tek zyra e Ramës

Politikë

Berisha në konferencë urgjente: SHBA-të le të nxjerrin

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu siç edhe njoftoi ka zhvilluar një konferencë për mediat pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen e tij.

Berisha thotë se Blinken ka renditur akuza mjaft të rënda pa pasur asnjë provë dhe asnjë argument për këto akuza të cilat sipas tij nuk e ka bërë askush deri më sot, madje as kundërshtarët më të egër.

 “Sot ndaj SHBA ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu pa asnjë provë ka renditur akuza që nuk i ka renditur as edhe një kundërshtar më i egër”, tha Berisha.


Berisha gjithashtu theksoi se ka kërkuar paraqitjen e një fakteve që sipas tij nuk është paraqitur asnjë.

Sipas tij nëse do të kishte qoftë edhe një provë, do të vepronte krejt ndryshe.

“Nëse sekretari i shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë, natyrisht jo prova të montuara në Tiranë, tek zyrat e Edi Ramës. Por provat nëse kanë le t’i nxjerrin, kaq mund të them. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin para Gjykatës. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, un jam një qytetar privat por me besimin tek drejtësia”, tha më tej Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion