Meta: S’pyes për kriminelët dhe gangsterët. Më i rëndësishëm procesi, se rezultati i zgjedhjeve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Log”, deklaroi se nuk i intereson se kush del fituese në zgjedhje.
Ai theksoi se në interes të tij është procesi zgjedhor se sa rezultati i zgjedhjeve.
Gjithashtu, Meta kishte një paralajmërim për siç i quan ai, horrat dhe gangsterët, ku tha se nuk i llogarit.
Gjithashtu u ndal edhe tek mafia ndërkombëtare, ku tha se mos guxojnë ta shohin Shqipërinë si një vend eksperimental.
“Më i rëndësishëm është procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qëndrimet e mia kanë interes vetëm në vendosjen e legjitimitetit të plotë të të gjitha institucioneve.
Për mua nuk është e rëndësishme kush fiton zgjedhjet, por që zgjedhjet të jenë një mundësi historike për të vendin, për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje, nën shembullin e dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës. Procesi është i rëndësishëm.
Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës.
Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti me mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental. Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare.
Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara në telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar. Duhet të jenë shumë ë kujdesshëm me Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe ne, zgjidhjen do e japim vetë”, tha Meta.
Gjithashtu Presidenti u ndal edhe tek ish-kreu i KLGJ, Ardian Dvorani, të cilin e cilësoi si dhunues i Kushtetutës
“Adrian Dvorani është dhunues i Kushtetutës, këtë së ndryshon asnjë gjë. Adrian Dvorani, do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund. Shpëtim për të nuk do të ketë. Këtë ta kenë të qartë të gjithë”, përfundoi Meta.


