“Merr 20 mijë dhe mos më vër gjobë”, arrestohet 21-vjeçari që tentoi të korruptojë policin

Aktualitet

“Merr 20 mijë dhe mos më vër gjobë”, arrestohet

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative. 

Një patrullë e policisë që ishte vendosur në rrugën “Imer Ndregjoni” ka konstatuar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

“Gjatë kryerjes së veprimeve policore për shkeljen e konstatuar, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S., 21 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer”, njofton policia.


Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i të riut për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 10 raste të mitëdhënies.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion